Sesion informimi : Thirrja për propozime “Zhvillimi i Audiencës

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Media & Culture Desk Albania, mbajtën sot në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga Programi Media i Evropës Krijuese : “Zhvillimi i Audiencës”

Në takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues të sektorit kinematografik, atij audiovizual si dhe të sektorit të kulturës në Shqipëri të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet kësaj thirje për propozime.

Z. Arben Papdhopulli, Drejtues i Media Desk Albania, dhe Znj Blerta Selenica, Drejtuese e Culture Desk Albania, bënë një prezantim të detajuar të kësaj thirje për propozime si dhe të të gjithë dokumentacionit të nevojëshëm për aplikim.

Më pas, të dy drejtuesit e zyrave të Evropës Krijuese në Shqipëri iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në proçesin e shqyrtimit të udhëzuesit të kësaj thirje për propozime si dhe plotësimit të aplikimeve të tyre.

Shënim : Culture & Media Desk Albania janë gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant Shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Culture & Media të Evropës Krijuese.

Leave a Reply