Sesion informimi : Thirrja për propozime “Zhvillimi i Filmit”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyra e Evropës Krijuese e nën programit Media “Media Desk Albania”, mbajti sot një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga Programi Media i Evropës Krijuese : “Zhvillimi i Filmit”.

Në takim morën pjesë rreth 19 përfaqësues të sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri : shtëpi filmike, producentë dhe distributorë, të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet kësaj thirje për propozime.

Gjatë këtij sesioni informimi, drejtuesi i Media Desk Albania Z. Arben Papadhopulli, shpjegoi për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këtë thirje për propozime, duke marrë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por duke orientuar aplikantët potencialë shqiptarë në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Duke qenë se kjo është një thirje “mono – beneficiary”, pra thirje në të cilën aplikantët mund dhe duhet të aplikojnë vetëm, pra individualisht si aplikantë dhe pa partnerë, të interesuarve iu dhanë detaje teknike në lidhje me dokumentacionin shtesë që ata duhet të paraqesin në dosjen e tyre të aplikimit.

Më pas ekspertët e Media Desk Albania, iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Shënim : Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës Krijuese.

Ju mund të vini personalisht në zyrat e Media Desk Albania (nga e hëna në të premte ora 9 : 00 – 17 : 00), ku ekipi i saj do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për rishikimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

Leave a Reply