Sesion informimi : Thirrjet për propozime “Online Distribution” dhe “Cooperation projects”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e Evropës Krijuese e nën programit Kultura dhe Media “Culture & Media Desk Albania”, mbajtën sot një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga Programi Media i Evropës Krijuese : “Online Distribution”, si dhe për thirjen për propozime që pritet të shpallet së shpejti nga nën programi kultura “Cooperation projects”

Në takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues të sektorit të artit dhe kulturës si dhe atij të industrisë krijuese në Shqipëri : shtëpi filmike, producentë dhe distributorë, të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet këtyre thirjeve për propozime.

Takimi u drejtua nga Znj. Sonila Bitincka Koordinatore e Culture Desk Albania dhe Arben Papadhopulli drejtues i Media Desk Albania.

Gjatë këtij sesioni informimi, të dy drejtuesit e Culture dhe Media Desk Albania, shpjeguan për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këto dy thirje për propozime, duke marrë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por duke orientuar aplikantët potencialë shqiptarë në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Më pas ekspertët e Culture & Media Desk Albania, iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Leave a Reply