Sesion informimi – Thirrjet për propozime : Përkthimi Letrar. Projekte shumë sektoriale në mbështetje të integrimit të refugjatëve sirianë të luftës. Zhvillimi i Filmit. Festivalet e Filmit. Trajnime për sektorin audiovizual

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e Evropës Krijuese “Culture & Media Desk Albania”, të cila admnistrohen respektivisht nga Ministria e Kulturës në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Projektin e Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, si dhe me mbështetjen e Rrjetit të Qendrave të Informimit të BE – së në Shkodër, mbajtën sot në këtë qytet, një sesion informimi për thirjet e mësipërme për propozime të shpallura nga Programi Kultura dhe Media i Evropës Krijuese.

Në takim morën pjesë rreth 35 përfaqësues të sektorit të industrisë krijuese, organizatave kulturore dhe botues në qytetin e Shkodrës të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet thirjeve për propozime të shpallura nga të dy nën programet e Evropës Krijuese.

Gjatë këtij sesioni informimi, ekspertë të projektit si dhe drejtuesi i Media Desk Albania të programit Evropa Krijuese z. Arben Papadhopulli, dhanë për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këto thirje për propozime, duke marrë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por duke orientuar aplikantët e ardhshëm në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Më pas ekspertët iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Takimi pati shumë interes edhe nga media vendase, e cila përcolli me shumë vëmendje punimet e këtij sesioni.

Leave a Reply