Sesion Trajnimi : Evropa Krijuese “Thirrjet për propozime për distribucionin”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

U zhvillua sot takimi informues në lidhje me mundësitë që ofron programi i BE – së : Evropa Krijuese, për distributorët kinematografikë dhe sallat e Kinemave në Shqipëri.

Takimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Projektit për Asistencën Teknike për programet Evropiane në Shqipëri me zyrën “Media Desk Albania” të programit Evropa Krijuese.

Takimi pati në qendër të vëmendjes, trainimin e të gjithë përfaqësuesve ( administratorëve ) të sallave të Kinemave në Shqipëri, me qëllim qartësimin e tyre ndaj aksesit në fondet e Bashkimit Evropian të programit Evropa Krijuese.

Është hera e parë që përfaqësues të të gjitha sallave private të kinemave në Shqipëri, mblidhen së bashku jo vetëm për të njohur më nga afër mundësitë që ekzistojnë për distribucionin e filmit evropian dhe me gjerë nga programi Evropa Krijeuse, por edhe për të ndarë mes sektorit problematika të ndryshme që e shqetësojnë atë.

Ky takim përveç fokusit në incentivat e ndryshme që mund të përfitojnë Distributorët e Filmit dhe Kinematë Shqiptare nga programi Media i Evripës Krijuese, pati një rëndësi të veçante pasi nxiti një debat edhe me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Z. ILir Butka, në lidhje me gjetjen e bashkëpunimit midis QKK dhe komunitetit të Distrbutorëve dhe Sallave të Kinemave në Shqipëri.

Takimi u hap nga Z. Sotiraq Guga, Drejtor i Projektit të Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri i cili theksoi në fjalën e tij, rëndësinë që merr vëmendja e sektorit kinematografik në fuqizimin e industrisë krijuese në Shqipëri, falë edhe mbështetjes me fondet të Evropës Krijuese.

Më pas Z. Arben Papadhopulli, Drejtues i Media Desk Albania, bëri një prezantim të detajuar të të gjitha mundësive që ofron programi Evropa Krjuese “Nën Programi Media” për distributorët kinemografikë në Shqipëri.

Leave a Reply