Sesion Trajnimi : Evropa Krijuese “TV Programming”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

U zhvillua sot takimi informues në lidhje me mundësitë që ofron programi i BE – së, Evropa Krijuese, për shtëpitë e pavarua të filmit dhe entet transmetuese televizive kombëtare.

Takimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Projektit të Asistencën Teknike në Shqipëri për Programet Evropaine me zyrën “Media Desk Albania”.

Takimi pati në qendër të vëmendjes, shpejgimin e plotë të thirjes për propozime “TV Programming” thirje e cila mbështet prodhimin dhe transmetimin e produkteve audivoziale një osë shumë seri të : filmit me metrazh të gjatë, serialeve televizive, filmit të animuar dhe dokumentarit krijues.

Takimi u hap nga Z. Sotiraq Guga, Drejtor i Projektit të Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri i cili theksoi në fjalën e tij, rëndësinë që merr vëmendja e sektorit kinematografik në fuqizimin e industrisë krijuese në Shqipëri, falë edhe mbështetjes me fondet e Evropës Krijuese.

Më pas Z. Arben Papadhopulli, drejtues i Media Desk Albania bëri një prezantim të detajuar të thirjes për propozime, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë tek udhëzuesi i kësaj thirje, forma e aplikimit dhe dokumentacioni shtesë që kërkohet gjatë pregatitjes së dosjes së aplikimit.

Leave a Reply