Sesion trajnimi për thirrjen për propozime “Aksesi në Tregjet Audiovizuale”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Media Desk Albania organizoi sot në 16 Janar 2017, në QKK ( Qendra Kombëtare e Kinematografisë), një sesion trainimi dedikuar thirjes për propozime të nën programit Media të Evropës Krijuese : Mbështetje për projektet që nxisin aksesin në tregjet audiovizuale.

Kjo thirje për propozime, ka për qëllim të mbështesë jo vetëm ato iniciativa të cilat kanë në fokus të tyre zhvillimin e faqeve online me qëllim promocinin dhe shpërndarjen e filmit evropian, por mbi të gjitha të atyre evenimenteve audiovizuale ku profesionistët e sektorit ndërtojnë një raport “business to business” – pra kontakte fizike të drejtë për drejta me njëri – tjetrin, me qëllim prodhimin dhe shpërndarjen në të ardhmen të veprave kinematografike dhe audiovizuale.

Ky kontakt midis producentëve të ndryshëm dhe shtëpive filmike apo regjisorëve, shikohet nga Komisioni Evropian si një mundësi e mirë për të rritur numrin e bashkëprodhimeve audiovizuale në territorin Evropian dhe më gjerë.

Kjo thirrje mbështet gjithashtu të gjitha ato iniciativa apo modele biznesi online, të cilat promovojme shkembimin dhe takimet e produkteve audiovizuale në tregjet aktuale evropiane.

Leave a Reply