Stendë e hapur për publikun “Evropa Krijuese” gjatë Festivalit të Filmit “Balkan Film & Food Festival – B3F 2016 ”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e programit Evropa Krijuese, organizuan hapjen e një stende publike gjatë ditëve të Festivalit të Filmit “Balkan Film & Food Festival 2016”

Stenda u vendos në ambjentet e Kinema Pogradec, një prej sallave të të cilit, u përdor nga B3F 2016 me qëllim shfaqjen e një numri të madh filmash konkurues në këtë Festifal.

Përgjatë gjithë ditëve të B3F 2016, stenda e Evropës Krijuese pati një numër të lartë vizitorësh të cilët jo vetëm që u pajisën me materiale sqaruese dhe informuese për programin Evropa Krijuese, por patën mundësi të kontaktojnë edhe me të dy ekipet e zyrave të këtij programi në Shqipëri (Culture & Media Desks Albania) të cilët i informuan ata mbi mundësitë që ofron Evropa Krijuese për sektorin e kulturës, artit dhe industrisë krijuese në Shqipëri.

Gjatë ditëve të Festivalit “B3F 2016”u zhvillua gjithashtu edhe një eveniment shumë i rëndësishëm për autorët / skenaristët shqiptarë dhe të huaj pjesmarrës në këtë Festival siç ishte “Albaskript Workshop”.

Media Desk Albania, përfitoi nga kjo mundësi për t`iu dhënë informacione të mëtejëshme të detajuara pjesmarrësve në këtë ngjarje, mbi mundësitë e ndryshme që ofron qoftë direkt, programi Evropa Krijuese nëpërmjet thirjes për propozime në fushën e trajnimeve të sektorit audiovisual, qoftë për mundësitë indirekte që ekzistojnë nga entitete, të cilat kanë përfituar fonde nga programi Evropa Krijuese, pikërisht për talente të reja të cilat dëshërojnë të ndjekin formime të ndryshme profesionale në sektorët e industrisë krijuese.

Leave a Reply