Stendë e hapur për publikun “Evropa Krijuese” gjatë Festivalit të Filmit “Dea International Film Festival 2016 Sarandë”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e programit Evropa Krijuese, organizuan hapjen e një stende publike gjatë ditëve të Festivalit të Filmit “Dea International Film Festival 2016”.

Stenda u vendos në ambjentet e Kinemasë verore të qytetit të Sarandës e cila u përdor nga “Dea International Film Festival 2016” me qëllim shfaqjen e një numri të madh filmash konkurues në këtë Festifal, i cili mbahet njëkohësisht në dy qytet jug – lindore Shqiptare me një trashëgimi të pasur kulturore : Gjirokastra, qytet i shpallur Monument Kulture dhe që mbrohet nga UNESCO, si dhe Saranda, në të cilin përveç monumenteve të tjerë të cultures që përfaqësojnë identitetin komëtar, ndodhet edhe një prej monumenteve më domethënës të trashgimisë kulturore shqiptare dhe asaj botërore Amfieteatri i Butrintit.

Përgjatë gjithë ditëve të DIFF, stenda e Evropës Krijuese pati një numër të lartë vizitorësh të cilët jo vetëm që u pajisën me materiale sqaruese dhe informuese për programin Evropa Krijuese, por patën mundësi të kontaktojnë edhe me ekspertët e programit Evropa Krijuese në Shqipëri të cilët i informuan ata mbi mundësitë që ofron ky program për sektorin e kulturës, artit dhe industrisë krijuese.

Leave a Reply