Stendë e hapur për publikun “Evropa Krijuese” gjatë Festivalit të Filmit “Tirana International Documentary Film Festival – DOCUTIFF 2016”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e programit Evropa Krijuese, organizuan hapjen e një stende publike gjatë ditëve të Festivalit të Filmit “Tirana International Documentary Film Festival – DOCUTIFF 2016”.

Stenda u vendos në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, një prej sallave të të cilit, u përdor nga DOCUTIFF me qëllim shfaqjen e një numri të madh filmash konkurues në këtë Festifal.

Përgjatë gjithë ditëve të DOCUTIFF, stenda e Evropës Krijuese pati një numër të lartë vizitorësh të cilët jo vetëm që u pajisën me materiale sqaruese dhe informuese për programin Evropa Krijuese, por patën mundësi të kontaktojnë edhe me të dy ekipet e zyrave të këtij programi në Shqipëri (Culture & Media Desks Albania) të cilët i informuan ata mbi mundësitë që ofron Evropa Krijuese për sektorin e kulturës, artit dhe industrisë krijuese në Shqipëri.

Leave a Reply