Stendë e hapur për publikun “Evropa Krijuese” gjatë Festivalit të Filmit “Tirana International Film Festival – TIFF 2016”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e programit Evropa Krijuese, organizuan hapjen e një stende publike gjatë ditëve të Festivalit të Filmit “Tirana International Film Festival TIFF 2016”.

Stenda u vendos në ambjentet e Hotel Sheraton në Tiranë, një prej sallave të të cilit, u përdor nga TIFF 2016, me qëllim shfaqjen e një numri të madh filmash konkurues në këtë Festifal.

Përgjatë gjithë ditëve të TIFF 2016, stenda e Evropës Krijuese pati një numër të lartë vizitorësh të cilët jo vetëm që u pajisën me materiale sqaruese dhe informuese për programin Evropa Krijuese, por patën mundësi të kontaktojnë edhe me ekipin e Media Desks Albania. i cili i informoi ata mbi mundësitë që ofron Evropa Krijuese për sektorin e industrisë krijuese në Shqipëri.

Leave a Reply