Stendë e hapur për publikun : “Evropa Krijuese në ditën e Evropës”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në kuadrin e Ditës së Evropës në 9 Maj 2016, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Zyrat Kulturë dhe Media të Evropës Krijuese në Shqipëri “Culture & Media Desk Albania” morën pjesë me një tryeze informuese në projektin EUTRANSIT “ një eveniment publik kushtuar ditës së Evropës në Tiranë” duke vendosur një stendë të posaçme për të informuar publikun e gjerë mbi mundësitë që ofron programi Evropa Krijuese i Bashkimit Evropian 2014 – 2020 në Shqipëri.

Ky event i konceptuar si një aeroport me 4 terminale: KULTURA, FSHATI, TEKNOLOGJIA dhe GJUHET & KOMUNIKIMI, pati në qendër të vëmendjes edhe programin Evropa Krijuese, si një pikë referimi për aplikantët dhe grupet e interesit në Shqipëri për të zhvilluar bashkëpunime evropiane ndërmjet sektorëve kulturorë dhe të industrisë krijuese shqiptare me partnerë evriopianë.

Gjatë këtij eventi, në stendën Evropa Krijuese, u prezantuan dhe promovuan materiale të ndryshme si : broshura, fletëpalosje, materiale informuese offine dhe online, të cilat përshkruajnë në detaje programin Evropa Krijuese si dhe informojnë aplikantët mbi thirrjet e ndryshme për propozime në fushën e kulturës dhe atë të industrisë krijuese.

Gjatë këtij evenimenti u realizua edhe Forumi i Prezantimeve të investimeve Evropiane në Shqipëri.

Në këtë Forum, iu dha një hapësirë e veçantë edhe Programit Evropa Krijuese. Në kuadër të këtij Forumi, me prezencën e shumë pjesmarësve përfaqësues të organizatave artistike dhe kulturore si dhe të sektorit të industrisë krijuese shqiptare, Drejtori i Zyrës Media Desk Albania Z. Arben Papadhopulli si dhe Koordinatorja e Culture Desk Albania Znj. Edlira Bitincka, mbajtën një prezantim mbi programin dhe mundësitë që ofron programi Evropa Krijuese për artin, kulturën dhe industrinë krijuese shqiptare.

Përgjatë gjithë ditës së eventit, ekipi i « Culture & Media Desk Albania » : Znj. Edlira Bitincka, Z.Arben Papadhopulli, Znj Erjona Hanku, Znj Bora Ylli, Z Boik Tiço, Znj. Herida Duro etj… mbajtën takime informuese individuale me të gjithë të interesuarit që vizituan stendën Evropa Krijuese për të pasur më shumë informacion për këtë program.

Leave a Reply