Tryezë e rrumbullaket koordinimi për programet evropiane në Shqipëri

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 4 maj 2016, u mbajt në Tiranë takimi i parë koordinues midis 47 përfaqësuesve të institucioneve publike përgjegjëse për menaxhimin e 8 Programeve Evropiane në të cilat mer pjesë Shqipëria.

Përfaqësuesit e institucioneve të mëposhtëme që morën pjesë në këtë takim, janë pikat e kontaktit pranë këtyre institucioneve për secilin program evropian në të cilin merr pjesë Shqipëria, dhe respektivisht :

– Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes e cila koordinon në Shqipëri programin COSME : përfaqësuesit e National Contact Points për COSME Albania
– Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e cila koordinon në Shqipëri programin EaSI dhe Europe for Citizens : përfaqësuesit e National Contact Points për EaSI dhe Europe for Citizen Albania
– Ministria e Arsimit dhe Sporteve e cila koordinon në Shqipëri programin Horizon 2020 dhe Erazmus Plus : përfaqësuesit e National Contact Points për Horizon 2020 Albania dhe Zyra e Erazmus Plus në Shqipëri.
– Ministria e Kulturës e cila koordinon në Shqipëri programin Evropa Krijeuse : përfaqësuesit e Culture & Media Deskt Albania
– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cila koordinon në Shqipëri programin Costumes : përfaqësuesit e National Contact Points për programin Costumes Albania
– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila koordinon në Shqipëri programin Fiscalis : përfaqësuesit e National Contact Points për programin Fiscalis Albania

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e zyrave “Culture & Media Desk Albania” të programit Evropa Krijuese, të cilët përveç se sollën shembullin e suksesëshëm të funksionimit të këtyre dy zyrave në Shqipëri që prej vitit 2014, theksuan nevojat e tyre të koordinimit me këtë projekt me qëllim rritjen e shkallës së aplikimeve të aplikantëve shqiptarë në sektorët e kulturës, artit dhe industrisë krijuese.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i punës së programeve evropianë në Shqipëri, në kuadër të projektit më të ri të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri më titull “ Projekti i Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri”.

Ky projekt synon në radhë të parë forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare dhe respektivisht pikave të kontaktit dhe zyrave ndihmëse të secilit prej programeve të sipër përmendur, si dhe të mbështesë direkt dhe indirekt aplikantët shqiptarë potencialë të interesuar për të aplikuar në një ose disa prej thirjeve për propozime të të gjithë këtyre programeve.

Takimi u drejtuar nga Drejtori i NIPAC në Ministrinë e Integrimit Europian, Z. Redi Lleshi, Drejtuesi i Ekipit të Projektit, Z. Sotiraq Guga si dhe Përfaqësuesi i zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Z. Frederic Misrahi – task mamanger për këtë projekt.

Leave a Reply