Thirrja për Propozime: “Mbështetje për zhvillimin e Audiencave (Kinema dhe TV)”

March 9, 2017 / BY / IN Thirrje për Propozime

Përshkrimi i thirrjes për propozime: Kjo skemë do të mbështesë aktivitetet që synojnë rritjen e njohurive të audiencave dhe interesin e tyre ndaj kinematografisë ( filmave) dhe produkteve audiovizive europiane (duke përfshirë edhe veprat arkivale), si dhe lehtësimin e qarkullimit të filmave evropianë në të gjithë botën, në të gjitha platformat e shpërndarjes, nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin audiovizual. Kjo skemë ndahet në dy aksione:

  • Aksioni 1: Iniciativa të dhënies së njohurive mbi filmin.(Film Litercy)
  • Aksioni 2: Iniciativat e Zhvillimi te Audiences.

Aktivitetet / projektet që mund të zhvillohen nën këtë thirje për propozime janë: Projektet që do të mbështeten duhet:

  • të ofrojnë bashkëpunim më të mirë ndërmjet iniciativave të dhënies së njohurive mbi filmin në Evropë. (film literacy)
  • të ndihmojnë për të eksportuar iniciativa të suksesshme nga një vend në vende të tjera ( p.sh. përmes aktiviteteve të dedikuara (Networking), aktivitetet e mësimit mes moshatarëve, asistencë teknike, materiale shkëmbimi të filmave ose të të mësuarit , etj )
  • të krijojnë nisma të reja ndërkufitare për nxitjen e shkëmbimit ( p.sh. përmes krijimit dhe zhvillimit të katalogëve të filmave të përshtatshëm për aktivitetet e njohurive mbi filmin, krijimin e materialit mësimor apo mjeteve të tjera të informimit , etj ).
  • Kusht do të jetë gjithashtu edhe fokusimi në filmin evropian, si edhe qasja e re ndaj audiencës me anë të teknologjive dhe teknikave moderne me përdorimin e mediave sociale për tërheqjen e publikut të ri në moshë. Shënim : Projektet, duhet të vijnë nga bashkëpunimi i të paktën 3 partnerëve nga 3 shtete të ndryshme pjesëmarrëse në Nën-Programin Media, në 3 gjuhë të ndryshme

Leave a Reply