Vizitë studimore e Culture dhe Media Desk Albania

April 12, 2017 / BY / IN Aktivitete

Projekti i Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, organizoi në datat 5 – 7 Prill 2017, një vizitë studimore në Bruksel.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte mundësimi i kontakteve direkte i zyrave që lehtësojnë funksionimin e programeve evropiane në Shqipëri, me strukturat administriuese të këtyre programeve pranë Komisionit Evropian, apo Agjencive të ndryshme të tij që administrojnë këto programe.

Në vijim të kësaj vizite studimore, drejtuesit e Culture dhe Media Desk Albania, realizuan disa takime të suksesëshme ku ndër më të rëndësishmit ishte një mbledhje pune prane Agjencisë EACEA të Komisionit Evropian e cila administron programin Evropa Krijuese. Znj Arlinda Kondi ( drejtuese e Culture Desk Albania) dhe Z. Arben Papadhopulli ( Drejtues i Media Desk Albania), u pritën në këtë takim të gjatë pune nga drejtuesit dhe stafet e programeve Culture dhe Media të programit Evropa Krijuese. Ky takim pati në qendër të vëmendjes përmirësimin e funksionimit si dhe prioritetet e punës së Culture dhe Media Desk Albania në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, një takim i rëndësishëm u realizua edhe me Culture dhe Media Desk Belgjikë, i cili shërbeu për të shkëmbyer eksperiencat reciproke në mënyrën e administrimit dhe funksionimit të zyrave të Evropës Krijuese.

Culture dhe Media Desk Albania, janë dy strukturat bazë ndihmëse të programit Evropa Krijuese në Shqipëri. Ato funksionojnë respektivisht pranë Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombetare të Kinematografisë dhe janë në dispozicion të të gjithë aplikantëve Shqiptarë që dëshërojnë të paraqesin projektet e tyre në kuadër të thirjeve për propozime të programit Evropa Krijuese.

Për më shumë Ju lutemi vizitoni www.evropakrijuese.al

Leave a Reply