QKK dhe Media Desk Albania ideojnë projektin Balkan Film Forum

May 11, 2017 / BY / IN Aktivitete

Dy iniciativa të reja të Ballkanit janë në proces, me nismë të Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë. Këto iniciativa mund të rezultojnë në një të ardhme të afërt në krijimin e një Fondi Ballkanik të Bashkëprodhimit. Fondi do të përfshijë ish territoret jugosllave, Bullgarinë, Greqinë dhe Italinë. Çdo vend do të kontribuojë në fondin e përbashkët në një nivel modest.

Forumi i Filmit Ballkanik do të jetë më shumë një platformë rrjeti bashkëpunimi për rajonin e Ballkanit dhe Italisë, e cila është bërë tashmë një partner i rëndësishëm në fushën e bashkëprodhimit për fqinjët e saj përtej Adriatikut. Dhe faktikisht, Forumi i Filmit ballkanik” është prezantuar për herë të parë në Nëntor të 2015, në Forumin e Romës. Dy iniciativat do të veprojnë nën të njëjtën ombrellë.

Nëpërmjet krijimit të këtij Forumi, Shqipëria vendoset në skenën europiane si një lider idesh dhe iniciativash, dhe si një partner aktiv i bashkëprodhimit në territorin e Ballkanit dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke punuar me Bullgarinë, Rumaninë,Maqedoninë, Poloninë dhe Republikën Çeke.

Gjithmonë në kuadër të bashkëpunimit në nivel ballkanik, të ftuar nga Media Desk Greqi, Qendrat Kombëtare të Kinematografisë, si dhe zyrat Media Desks të Serbisë, Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Qipros, u takuan në Selanik në datën 8 Nëntor 2016, gjatë takimit të radhës së CEE Cinema Network dhe eventit “Thesaloniki AGORA Film Festival 2016”.

Ky takim, i cili rezultoi në një memorandum të Bashkëpunimit të Industrisë Krijuese në Ballkan, pati në qendër të vëmendjes bashkëpunimin, duke marë shkas nga mundësitë e ndryshme që ofron programi Evropa Krijuese për të gjitha entitetet juridike në fushën audiovizuale që përfitojnë nga ky program.

Në fund të takimit, vendet pjesëmarrëse në “CEE Cinema Network”, arritën në përfundimin e thellimit të marrëveshjes ekzistuese, e cila përqëndrohet aktualisht vetëm tek bashkëfinancimi për zhvillimin e filmit për projektet e paraqitura. Marrëveshja e radhës që pritet të firmoset do të parashikojë edhe financimin e bashkëprodhimit. Gjatë vitit 2017, falë këtij takimi, pritet ngritja konkrete e kësaj marrëveshjeje të arritur.

Leave a Reply