HAPEN APLIKIMET PER PLATFORMEN “EAST DOC 2018” – MUNDESI TE REJA PER PRODHUESIT E FILMAVE DOKUMENTARE

November 7, 2017 / BY / IN Njoftime

Afati i fundit për aplikim: 10 nëntor 2017

Platforma “East Doc” është platforma më e madhe e bashkëprodhimit, financimit dhe distribucionit për dokumentarët e Evropës Qendrore dhe Lindore. Çdo vit platforma lidh 120 regjizorë të Evropës Lindore me më shumë se 100 aktorë të rëndësishëm të rrjetit audioviziv – prodhuesit, transmetuesit, distributoret dhe programuesit e festivaleve nga e gjithë bota.

Projekte me metrazh te gjate ne stadin e hershem te zhvillimit dhe te prodhimit mund te konkurojne ne edicionin e 16 te forumit East Doc – Pitch-i me i madh dhe me i vjeter I rajonit. Pothuajse 150 filma kane perfunduar me mbeshtetjen e drejtperdrejte te forumit, përfshirë këtu film ate famshem si: Brothers, The Domino Effect, Blind Loves ose Rabbit à la Berlin. Pitch-I paraprihet nga një punëtori përgatitore 5-ditore dhe pasohet nga dy ditë tryeza të rrumbullakëta dhe takime koke me koke.

Tregu “East Doc Market “ofron mundësinë për t’u takuar me mbi 100 financues ndërkombëtarë, transmetues, shpërndarës, agjentë shitjeje dhe përfaqësues të festivalit në projektet me metrazh te gjate  dhe serite në nje faze te zhvilluar te prodhimit dhe te post prodhimit. Gjatë dy ditëve, zhvillohen më shumë se 400 takime individuale te para-rezervuara.

Projektet te cilat perdorin teknologji inovative për një tregim interaktiv, mund të gjejnë partnerë në East Doc Interactive. Tryeza e rrumbullakët per Pitch është një pjesë integrale e Forumit. Projektet marrin një vleresim të menjëhershëm dhe ndiqen nga takime individuale gjatë ditëve ne vijim.

Per me shume informacione : dokweb.net.

Leave a Reply