Finalistët e Lux Film Prize udhetojnë në të gjithë Europën

November 9, 2017 / BY / IN Njoftime

Nën programi MEDIA i Evropes Krijuese në bashkëpunim me Parlamentin Europian, organizojnë në 8, 9 dhe 10 nëntor 2017, projektime simultane të tre finalisteve të “Lux Film Prize 2017” në kinema të shumta në të gjithë Evropën.

Që nga viti 2007, Parlamenti Evropian përzgjedh filma që shkojnë në zemër të debatit publik evropian.

Parlamenti beson se kinemaja, si një mediator kulturor masiv, mund të jetë një mjet ideal për debat dhe reflektim mbi Europën dhe të ardhmen e saj.

Përtej historive që këta filma tregojnë, ata eksplorojnë dhe vënë në pikëpyetje vlerat e përbashkëta evropiane, shikojnë nivelin e mbështetjes për projektin e ndërtimit të Evropës dhe adresojnë shqetësimet ndërkufitare siç janë emigracioni, drejtësia, solidariteti, liritë publike dhe të drejtat themelore. Çdo film ofron një pasqyrim të shkurtër të jetës së evropianëve, bindjet dhe dyshimet e tyre, si dhe kërkimin e tyre për identitet.

 

https://luxprize.eu/

Leave a Reply