DYFF2018 Developing Your Film Festival – Edicioni i VIII

November 10, 2017 / BY / IN Njoftime

Festivalet e filmit janë lider në krijimin e kulturës së filmit, duke ofruar eksperienca unike dhe duke ngritur biseda të rëndësishme. Por nëse doni të zhvilloni Festivalin tuaj të Filmit, keni nevojë për një strategji të qartë.

DYFF ju ndihmon pikërisht në këtë aspekt : gjatë një programi intensiv një-javor, do t’ju jepen udhëzime se si ta transformoni festivalin tuaj. Kursi ofrohet nga ekspertë nga festivalet kryesore në botë dhe ju do të largoheni me një plan të qartë se si të rritni audiencat, si të përmirësoni reputacionin tuaj ndërkombëtar dhe si të zhvilloni shumë më tepër sponsorizimin e partneritetet.

Tashmë, 8 vjet më pas, DYFF është i famshëm në botë për cilësinë e kurseve : mbi 130 profesionistë të festivaleve të filmit nga e gjithë bota e rekomandojnë dhe vlerësojnë.

Leave a Reply