Fituesi i Çmimit të Lux 2017 është SAMI BLOOD!

November 14, 2017 / BY / IN Njoftime

Filmi SAMI BLOOD i regjizores Amanda Kernell, është fitues i Çmimit LUX 2017!

Çmimi LUX Film është një iniciativë e Parlamentit Europian që feston kinemanë dhe vlerat evropiane.
Sámi Blood është një film suedez i shkruar dhe i drejtuar nga Amanda Kernell që hulumton diskriminimin kundër popullsisë indigjene Sami në Suedi në vitet 1930. Elle Marja, 14 vjeç, është një vajzë nga grupi etnik Sami i barinjve renë (drerë veriorë), e cila është dërguar në një shkollë shtetërore, ku fëmijët Sami janë konvertuar në anëtarë ‘të pranueshëm” të shoqërisë suedeze.
E ekspozuar ndaj racizmit të viteve 1930 dhe ekzaminimet e biologjisë racore në shkollën e saj me konvikt, Elle fillon të ëndërrojë për një jetë tjetër. Por për të arritur ëndrrat e saj ajo mendon se duhet të eliminojë të gjitha lidhjet me familjen dhe kulturën e saj.

Lexo më shumë rreth filmit këtu: https://luxprize.eu/news/focus-s%C3%A1mi-blood

Leave a Reply