Prodhuesit e filmave të animuar nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL) nënshkruan Marrëveshjen e Lubjanës.

December 11, 2017 / BY / IN Njoftime

Një nismë e re me emrin “Trajnim për Filmin e animuar të EQL ” bashkoi njëzet e katër producentë të pavarur të filmave të animuar nga gjashtëmbëdhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ata erdhën në Lubjanë për të krijuar nje rrjet kontaktesh, për tu konsultuar, mësuar dhe ndarë përvojën e tyre prodhuese.

Gjatë gjithë trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit diskutuan situatën aktuale në animacion dhe identifikuan hapat e mundshëm të përbashkët që duhet të ndërmerren për të inkurajuar dhe mbështetur zhvillimin e industrisë së animacionit. Këto hapa dhe strategji janë përmbledhur në një dokument të nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, të quajtur “Marrëveshja e Lubjanës“.

Trajnimi për Filmin e animuar të EQL u organizua nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit Animateka (4-6 dhjetor, Lubjanë). Për herë të parë u organizua Pitch-i AnimatekaPRO për gjashtë projekte të përzgjedhura nga vendet ish-jugosllave. Pas përfundimit të sesionit të trajnimit me një tutor ekspert, Anna Vášová, ekipet prezantuan projektet e tyre para një jurie ndërkombëtare profesionistësh. Fitues është një film i shkurtër serb, LIGHTS & SHADOWS (me regji të Rastko Ciric, producent Iva Ciric, Milan Stojanovic (SENSE). Një vëmendje e veçantë për LILIANA (regji e Milanka Fabjancic, producent Kolja Saksida (ZVVIKS), Slloveni). Projekti fitues do të ftohet në konkursin VAF Třeboň 2018 Pitching që do të mbahet në datat 1-3 maj 2018 në Republikën Çeke.

Trajnimi për Filmin e animuar të EQL u organizua nga Zyrat Media të Evropës Krijuese – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Gjeorgjia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia , Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina, si dhe nga platforma e qasjes në treg Visegrad Animation Forum (VAF). Partnerët lokalë janë Slovenian Animated Film Association dhe Instituti Motovila në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Animateka.

 

Leave a Reply