SERIES MANIA – FORUMI EVROPIAN PER PROJEKTE DHE TALENTE

December 12, 2017 / BY / IN Njoftime

Paraqitni projektin tuaj për t’u përzgjedhur në Forumin Evropian të Projekteve dhe Talenteve (2-4 maj 2018), në Lille të Franës.  Do të përzgjidhen 15 projekte

Më 2 maj 2017, këto projekte do të prezantohen nga prodhuesit e tyre para një audience prej 400 profesionistësh të industrisë. Gjatë dy ditëve në vazhdim Forumi Evropian i Projekteve dhe Talenteve do të organizojë takime individuale midis profesionistëve që kanë treguar interes në projekte të caktuara dhe krijuesve të tyre. Për një informacion më të detajuar mbi rregulloren e aplikimeve, lutemi të konsultoni faqen: https://seriesmania.com/en/professionnels/appel-a-projets

Prodhuesit të projektit më të mirë do t’i jepet çmimi prej 50,000 € për zhvillim nga juria.

Cfarë është Serie Mania?

Festivali ndërkombëtar i serialeve “SERIES MANIA” do të zhvillohet në Lille nga 27 prilli deri më 5 maj 2018.
Për 9 ditë, zemra e qytetit do të rrahë nën ritmin e festivalit për të festuar serinë në të gjithë diversitetin e saj dhe për t’i ofruar publikut një ngjarje unike!

  • 9 ditë festimi për publikun e gjerë
  • Shfaqje e Premierave botërore
  • Takime me autorët më të mëdhenj, regjizorët, aktorët dhe prodhuesit e serialeve
  • Një festival për të zbuluar serialet e reja ndërkombëtare
  • Forumi, 3 ditë takimesh dedikuar profesionistëve

Leave a Reply