Zhvillimi i Platformës Digjitale të Evropës për Trashëgiminë Kulturore: hapet Konsultimi Publik

December 19, 2017 / BY / IN Njoftime

Sot, Komisioni Evropian lançon një konsultim publik për të dëgjuar mendimet e qytetarëve dhe organizatave, të cilët kanë një interes personal ose profesional në kulturën digjitale të disponueshme në internet. Komisioni dëshiron të dijë se si qytetarët, profesionistët dhe organizatat përdorin EUROPEANA, platformën evropiane “online” dedikuar trashëgimisë kulturore, e cila vizitohet përafërsisht 700,000 herë në muaj.

Platforma përmban mbi 53 milionë artikuj duke përfshirë imazhe, tekste, zërim, video dhe materiale 3D nga koleksionet e mbi 3.700 bibliotekave, arkivave, muzeve, galerive dhe koleksioneve audio-vizive në të gjithë Evropën.

Platforma mund të përdoret nga mësuesit, artistët, profesionistët pranë institucioneve kulturore dhe ata që lëvrojnë në fusha krijuese, si dhe nga çdokush që kërkon informacion mbi kulturën. Konsultimet publike do të ndihmojnë identifikimin përmes një vlerësimi të pavarur se si përdoret Europeana, dhe se si kjo mund të përmirësohet dhe të bëhet më e arritshme për të gjithë. Për shembull, ne platforë gjenden material të cilat mund të ri-përdoren në sektorët e arsimit, sektorët kërkimorë apo krijues, për të cilët shumë njerëz nuk kanë ende dijeni.

Leave a Reply