Torino Film Lab : Mundësi financimi për bashkëprodhime ndërkombëtare TFL Audience Design Fund 2018 

May 8, 2018 / BY / IN Njoftime

 

Ky fond synon të mbështesë angazhimin e audiencës së re, si dhe strategjitë lidhur
me distribucionin, të projektuara enkas për të shoqëruar daljen e çdo projekti të
përzgjedhur, si dhe ato të lidhura me aktivitetet e krijuara të dizajnit të audiencës
TFL.

Ndër projektet e fundit të mbështetura nga fondi, mund të përmendim filmat e TFL-
së : BIRDS OF PASSAGE nga Ciro Guerra & Cristina Gallego (Filmi çelës në –
Quinzaine des Réalisateurs);  FÉLICITÉ nga Alain Gomis (Ari i argjendë – çmimi i

madh i jurisë në Berlinale, Konkurimi i 2017), THE WOUND nga John Trengove
(premierë botërore në World Dramatic Competition, në Festivalin e filmit Sundance
2017) dhe APPRENTICE nga Junfeng Boo (premierë botërore në Un Certain
Regard, Festivalin e Kanës 2016).

TFL Audience Design Fund përfshin një konsultim me 2 TFL Alumni të trajnuar në
programin TFL FeatureLab – audience design programme. Konsulenca synon të
përcaktojë, së bashku me ekipin e filmit, strategjinë për të ndërtuar dhe angazhuar
audiencat gjatë fazave të para-prodhimit, prodhimit dhe postprodhimit të filmit,
në mënyrë që të mbështesin shitjen dhe distribucionin.

Në vitin 2018, tre çmime të TFL Audience Design Fund prej € 40,000 secili, do t'u
jepen kompanive që paraqesin një projekt filmik të përshtatshëm, i cili do të shfaqet
në 3 territore brenda 31 dhjetorit 2019.
Për më shumë informacion, kliko këtu here.


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/evropakrijuesene/public_html/media/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/evropakrijuesene/public_html/media/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Leave a Reply